Milan - Inter: Forma e skuadrave, mungesat...

Futboll

Milan - Inter: Forma e skuadrave, mungesat...

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Milan - Inter: Forma e skuadrave, mungesat...

Sot (e diel) do të zhvillohet derbi i zjarrtë mes rivalëve lokal, Milanit dhe Interit.

Ky derbi pritet të jetë mjaft interesant sot, për faktin se të dy skuadrat luajnë direkt për pozitën e liderit.

Momentalisht në pozitën e parë renditen ‘Nerazzurrët’ me 50 pikë, teksa ‘Rossonerët’ pozicionohen një pozitë më poshtë me 49 pikë.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në ‘San Siro’ dhe është e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Forma e skuadrave në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A:

Milani ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje, kurse Interi katër fitore dhe dy barazime.

Mungesat:

Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mario Mandzukicit, teksa në dyshim janë Brahim Diaz dhe Ismael Bennacer.

Ndërkaq, Antonio Conte nuk do të këtë në dispozicion Stefano Sensin, derisa Arturo Vidal mbetet në dyshim.

Formacionet e mundshme:

Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimoviç.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Martinez, Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat