Rikujtesë në 15 vjetorin e takimit në FIFA

Futboll

Rikujtesë në 15 vjetorin e takimit në FIFA

Nga: Fazli Berisha Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:05
Fadil Vokrri dhe Sepp Blatter

Pikërisht sot më 21 shkurt të vitit 2006, u hap për herë të parë dera e Shtëpisë botërore të futbollit (FIFA) për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe futbollin e Kosovës.

Sot e 15 vjet më parë ishte legjenda e futbollit të Kosovës dhe presidenti i FFK-së tash i ndjeri Fadil Vokrri, e ku historia me privilegjoi edhe në Budapest mua që ta shoqëroja në këtë takim në cilësinë e zëdhënësit, që u pritëm në takim në selinë e FIFA-s nga presidenti Sepp Blatter, nënkryetari Senesh Erzik, këshilltari i Blaterit z. Jerome Champagne e ky i fundit më vonë u bë avokuesi më i madh i pranimit të FFK-s, në FIFA dhe UEFA.

Këtë ditë hapet rruga për futbollin e Kosovës, për anëtarësim në FIFA dhe që me punën e angazhimin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri, dhe bashkëpunëtorëve më 3 maj dhe 13 maj 2016 në Budapest  e në Meksiko City, fillon epoka e re për futbollin e Kosovës duke u bërë pjesë e UEFA-s përkatësisht FIFA.

Image

Fadil Vokrri dhe Fazli Berisha 

Pra, u deshtë një dekadë punë e angazhim dhe hiq sakrificën e shumë brezave siç thoshte shpesh z. Vokrri prej pavarësimit të vinte ky kurorëzim i punës dhe i sakrificës.

Nuk mund të mos e kujtojë skepticizmin e disave të cilët thoshin atëbotë se fare nuk ishim takuar, apo ishim takuar diku në korridoret e FIFA-s edhe pse ne po e faktonim me fotografi e fjalë si dhe me dy incizimet e dy televizioneve RTK (kameramani tash i ndjeri Rexhep Shehu dhe gazetari i mirënjohur Arben Berisha) dhe RTV21, të cilat po e ndiqnin këtë takim. 

Pavarësisht kësaj faktet ishte më kokëforta se sa skepticizmi e këtyre njerëzve që as sot e kësaj dite nuk kam arritur ta kuptojë pse e bënin një gjë të tillë, përveç nëse vuajnë nga smira ndaj njerëzve dhe suksesit të tyre e të arritjeve të përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat