Ballkani falë Dakut fiton kundër Feronikelit! Ja si duket tabela

Futboll

Ballkani falë Dakut fiton kundër Feronikelit! Ja si duket tabela

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:29
Ballkani falë Dakut fiton kundër Feronikelit! Ja si duket tabela

Mirlind Daku, shënuesi më i mirë në Kampionatin e Kosovës,  vendosi derbin mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Daku shënoi me kokë në minutën e 81-të pas harkimit të Ermal Krasniqit, duke i siguruar fitoren e madhe Ballkanit, me rezultat 1:0 kundër Feronikelit nga Drenasi, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Daku udhëheq listën e shënuesve me 22 gola, ndërsa Ballkani merr kryesimin me 44 pikë në saje të goldallimit më të mirë se Drita.

Feronikeli është në vend të gjashtë me 24 sosh.
   
Superliga e Kosovës

Llapi-Gjilani 3:1
Ballkani-Feronikeli 1:0
Drita-Trepça '89 1:2
Drenica-Besa 0:0
Arbëria-Prishtina 0:4

Tabela
1. Ballkani    20    14    2    4    47:25    44
2. Drita 20    13    5    2    32:15    44
3. Prishtina    20    11    5    4    33:13    38
4. Gjilani    20    8    6    6    20:20    30
5. Trepça ’89    20    7    4    9    22:29    25
6. Feronikeli    20    5    9    5    23:18    28
7. Llapi    20    7    2    11    24:25    23
8. Arbëria    20    6    4    10    18:25    22
9. Drenica    20    5    5    10    12:28    20
10. Besa    20    1    4    15    13:46    7
Në javën e ardhshme takohen: Besa-Arbëria, Feronikeli-Drenica, Gjilani-Ballkani, Prishtina-Drita dhe Trepça '89-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat