Berisha: Me trajnerin e ri kemi ndryshuar mentalitetin

Futboll

Berisha: Me trajnerin e ri kemi ndryshuar mentalitetin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Berisha: Me trajnerin e ri kemi ndryshuar mentalitetin

Elvi Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ku Skënderbeu barazoi me Vllazninë. Pas ndeshjes, sulmuesi për “Gol pas Goli” u shpreh:

“Mendoj se pjekuria ka të bëjë. Ka ardhur momenti ime dhe duhet ta shfrytëzoj sa më shumë. Ne jemi gati për çdo ekip. E pamë edhe ndaj Vllaznisë që nuk kishte diferenca. Me trajnerin e ri ka ndryshuar edhe mentaliteti.

Nuk e ndjejmë aspak inferior veten ndaj të tjerëve.

Futemi ndaj çdo kundërshtari si të barabartë. Ne mundohemi të japim maksimumin dhe nuk futemi si inferiorë ndaj kundërshtarëve. Rruhemi shumë dhe diferencat janë shumë të vogla.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat