E konfirmon Pirlo: Nesër do të luaj Buffon

Futboll

E konfirmon Pirlo: Nesër do të luaj Buffon

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:46
E konfirmon Pirlo: Nesër do të luaj Buffon

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Crotones ka folur për mungesat e skuadrës.

Andrea Pirlo ka konfirmuar se në ndeshjen e nesërme, Gianluigi Buffon do të startojë por edhe Ramsey është rikthyer.

Ndërsa për sulmuesin, Paulo Dybala, italiani ka konfirmuar se argjentinasi nuk është gati të rikthehet dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e nesërme.

"Do të luajë Buffon edhe Ramsey është i gatshëm, ndërsa Dybala nuk është akoma gati', tha Pirlo.

'Është një sfidë e rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt Scudettos dhe Crotone është një skuadër që zhvillon futboll të mirë", përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat