Nexhipi: Duam fitore ndaj Partizanit

Futboll

Nexhipi: Duam fitore ndaj Partizanit

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Nexhipi: Duam fitore ndaj Partizanit

Drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi është shprehur se verilindorët do të kërkojnë fitoren ndaj Partizanit. Për “Gol pas Goli”, Nexhipi është shprehur se ardhja e lojtarëve si Ferhan Hasani dhe Agim Ibraimi e rrisin nivelin e Superiores.

“Është një moment kyç për ne, pasi rivalët janë shkëputur me pikë. Është një ndeshje e vështirë dhe do të tentojmë fitoren. Fushat? Që kur ka ardhur Partizani te “Football Republic”, ata e bëjnë paradite, ndërsa ne pasdite. Ne jemi të gjithë që njihemi aty dhe nuk ka pasur gjëra të mëdha.

E kemi respektuar dhe në momentin që janë larguar ata kemi filluar ne. Kemi pasur shumë oshilacione këtë sezon dhe duam të afrohemi sa më shumë me rivalët. Na duhet një seri me rezultatet pozitive. Mendoj nëse do ia dalim të arrijmë objektivin që është Europa.

Unë mendoj që Ibraimin e shikoj më përpara se Ferhanin. Lojtarë të tillë janë një gjë e mirë për kampionatin. “Buba” ka filluar tani dhe do i duhet pak kohë për të kapur formën.

Partizani stërvitet paradite dhe ne i presim ata. Unë kam një histori me Partizanin, kam kaluar një pjesë të shkëlqyer të karrierës. Jam pjesë e Kukësit dhe shpresoj që sot të marrim ne më të mirën. Stadiumi shpresojmë që ndeshjet në Eruopë do të jenë në Kukës.”, tha Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat