Brdariç: Pjesë e parë e pashpjegueshme

Futboll

Brdariç: Pjesë e parë e pashpjegueshme

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Brdariç: Pjesë e parë e pashpjegueshme

Vllaznia ngec sërish, këtë herë në Korçë ndaj Skënderbeut, ku nuk mori më shumë se një barazim 1-1, ndërsa trajner Thomas Brdaric u shfaq i zhgënjyer me mënyrën si luajti skuadra në pjesën e parë.

Një pjesë e parë nën nivel dhe në fund dilni me vetëm një pikë nga kjo transfertë…
Edhe unë jam i befasuar nga pjesa e parë. Nuk e di se çfarë ndodhi, pasi edhe Skënderbeu ishte shumë agresiv. Ne pjesën e dytë ne reaguam, por nuk kam asnjë shpjegim për pjesën e parë.

Lajmi i mirë është që Dilaver u rikthye te goli…
Jam i kënaqur, pasi goli do i japë më shumë besim atij, por më shqetëson gjendja e skuadrës. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, pasi e dinim që Skënderbeu mund të na hapte probleme. Jam i shqetësuar se ndonjë nga lojtarët tanë, mund të mos ketë qenë mirë.

Duket se skuadra nuk i përballon ndryshimet e shumta në formacion…
Duhet t’i japim freski skuadrës pasi ka ngjeshje kalendari. Vendosëm ta ulim Dilaverin në stol, për ta çlodhur dhe për të parë të tjerët. Megjithatë një pikë duhet të na kënaqë, pavarësisht se tifozët duan vetëm fitore.

Ju shqetëson momenti që po kalon skuadra?
Ne duhet të kuptojmë se kundërshtarë janë ata që japin më shumë se 100%, ndërsa ne nuk kemi mundësi të rritemi më shumë. Ne jemi në maksimumin tonë. Nuk mund të bëjmë më gabime, në pasimet e topit, aty ku përfitoi edhe Skënderbeu sot.

U patë të bisedonit me arbitrin në fund të ndeshjes…
I kërkova arbitrit të ishte më i vëmendshëm. Në dy raste kisha pretendime për penallti, por ai më tha që nuk ishte dhe ne duhet të luajmë më mirë futboll tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat