Vllaznia “rrëshket” në Korçë, rihapet gara për titull

Futboll

Vllaznia “rrëshket” në Korçë, rihapet gara për titull

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Vllaznia “rrëshket” në Korçë, rihapet gara për titull

Vllaznia e nisi mirë garën për titull në këtë sezon të ri futbollistik, por jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve të shkodranëve.

Ekipi u ndal sot në një barazim 1-1 përballë Skënderbeut në Korça, që këtë sezon po lufton për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

Nga një gol për çdo pjesë, ekipet ndanë 1 pikë, që duket se më shumë punë i bën skuadrës korçare.

Me këtë rezultat rihapet gara për titull, teksa Vllaznia është vetëm 5 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Teuta.

Sa i përket Skënderbeut, korçarët mbajnë vendin e fundit me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat