Presidenti i Interit: Nuk dorëzohemi! Forca djema!

Futboll

Presidenti i Interit: Nuk dorëzohemi! Forca djema!

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Presidenti i Interit: Nuk dorëzohemi! Forca djema!

Triumf në derbi dhe 4 pikë më shumë se Milani në kampionat!

Nuk ka se ku të shkojë më mirë për Interin që kjo fundjavë mbyllet me sukses të dyfishtë ndaj rivalit historik dhe në garën për titull. Presidenti i Interit, Stiven Zhang është ekzaltuar nga triumfi i skuadrës së tij ndaj kuqezinjve. Ai ka reguar në rrjetet sociale duke përgëzuar lojtarët e tij.

“Milano është zikaltër! Nuk dorëzohemi kurrë! Forca, djema!”, shkruan në rrjetet sociale presidenti Zhang.

Dopieta e Lautaro Martinezit dhe goli i Romelu Lukakut vulosën një nga triumfet më të mëdha sezonale të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat