Goli më i shpejtë në historinë e Vitesses, është shqiptari

Futboll

Goli më i shpejtë në historinë e Vitesses, është shqiptari

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:14
Goli më i shpejtë në historinë e Vitesses, është shqiptari

Armando Broja nuk ka ndërmend që të ndalet me golat e realizuara te Vitesses.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe në përballjen ndaj PSV-së, që ka nisur në orën 16:45.

Vetëm 3 minuta e 35 sekonda i kanë mjaftuar futbollistit kuqezi që me goditjen e parë në portë, të përshëndes rrjetën e PSV-së.

Ky rezulton si goli më i shpejti në historinë e Viteshes sa i përket përballjeve direkte me PSV. Broja ka nuhatje të frikshme me portën kundërshtare dhe këtë e ka treguar edhe në këtë rast pasi e gjeti rrjetën pa e parë kuadratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat