Super Berisha, 4 asistime në derbin e madh! Daka tre gola për fitoren bindëse në Austri

Futboll

Super Berisha, 4 asistime në derbin e madh! Daka tre gola për fitoren bindëse në Austri

Nga: K.Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Super Berisha, 4 asistime në derbin e madh! Daka tre gola për fitoren bindëse në Austri

Futbollisti Mërgim Berisha ka treguar lojë të madhe në fanellën e Salzburgut, e cila ngadhënjeu me rezultat 4:2 në derbin e madh, ndaj Rapidit të Vjenës. 

Berisha ka asistuar në katër gola për fitoren e thellë.  Futbollisti nga Kosova u angazhua maksimalisht dhe ishte si motor në lojë, i pandalshëm për mbrojtjen mysafire.

Golat i shënoi futbollisti nga Zambia, Patson Daka (30', 64' e 70'), Adeyemi (90+2') , të gjitha falë asistimeve të Berishës dhe për Rapidin Schuster (90+1) e Kara (90+4).  

Pas javës së 18-të në kampionatin austriak, Salzburg shkëputet në krye me 43 pikë apo ka 6 më shumë se Rapidi, që zë vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat