Manchester City nuk ndalet, fiton në Emirates! Xhaka zverdhet

Futboll

Manchester City nuk ndalet, fiton në Emirates! Xhaka zverdhet

Nga: K.G. Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Manchester City nuk ndalet

Granit Xhaka me Arsenalin me gjithë angazhimin nuk arritën ta ndalin liderin e kampionatit, Manchester City. 

Arsenali në "Emirates" pëson humbje me rezultat 1:0 nga Manchester City. 

Në minutën e dytë, Sterling shënoi me kokë pas asistimit të Mahrezit. 

Xhaka u paraqit standard, u angazhua deri në frymën e fundit por nuk ia dolën që të ndalin një pikë.  Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të. 

City me tre pikë të reja po marshon drejt titullit të kampionit. Manchester City kryeson me 59 pikë pas 25 jave në Premier League apo ka dhjetë më shumë se pozita e dytë, Leicester City, dhe Arsenali është i dhjeti me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat