Cagliari shkarkon Di Francescon

Futboll

Cagliari shkarkon Di Francescon

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Cagliari shkarkon Di Francescon

Skuadra italiane, Cagliari, ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Eusebio Di Francesco.

Skuadra italiane ka bërë të ditur lajmin përmes uebfaqes zyrtare te klubit.

“Cagliari ka ndarë rrugët me Eusebio Di Francesco”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Cagliari Calcio ka ndërprerë bashkpuminim me trajnerin kryesor Eusebio Di Francesco. Gjithashtu vendimi vlen edhe për ndihmës trajnerin Francesco Calzona, ndihmësit Stefano Romano dhe Giancarlo Marini, trajnerin e fitnesit Nicandro Vizoco dhe psikologun Gianmaria Palumbo”, deklaroi klubi.

Klubi ka falenderuar trajnerin dhe stafin e tij për bashkpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat