Real Madridi fton 19 lojtarë për përballjen me Atalantën

Futboll

Real Madridi fton 19 lojtarë për përballjen me Atalantën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për takimin e 1/8 së finales së Ligës së kampionëve me Atalantën.

Los Blancos kanë shumë mungesa për takimin me skuadrën italiane në garën më të madhe për klube në Evropë.

Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në emra si, Karim Benzema, Dani Carvajal, Eden hazard, Marcelo, Eder Militao, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Rodrygo dhe Fede Valverde, që të gjithë të lënduar.

Takimi mes të dy skuadrat do të luhet të mërkurën e kësaj jave nga ora 21:00 në stadiumin Gewiss Stadium” në Bergamo.

Disa prej mungesa do të zënë vendin lojtarët e talentuar si, Chust, Miguel, Arribas, Blanco e Hugo Duro.

Lista e 19 lojtarëve të ftuar nga Zidane për takimin ndaj Atalantës:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco

Sulmuesit: Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Hugo Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat