Barcelona parakalohet edhe nga Sevilla

Futboll

Barcelona parakalohet edhe nga Sevilla

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 07:39
Barcelona parakalohet edhe nga Sevilla

Sevilla nuk e la t’i shpëtonte mundësia për t’u ngjitur në vendin e tretë në La Liga pas barazimit të papritur të Barcelonës përballë Cadizit. Skuadra andaluze fitoi 0-2 në Pampolona ndaj Osasunas, duke zhvendosur katalanët në vendin e katërt.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve përballë një kundërshtari që kishte ecuri mjaft pozitive në sfidat e fundit.

Golin e parë të Sevillas e realizoi Diego Carlos në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë tundi rrjetën holandezi Luk de Jong. Përpjekjet e Osaunas në minutat në vazhdim nuk patën rezultat.

Kështu që Sevilla iu gëzua suksesit, që e rendit pas Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat