Griezmann bëri gabim të madh që shkoi në Barcelonë – thotë ish-ylli i Barçës

Futboll

Griezmann bëri gabim të madh që shkoi në Barcelonë – thotë ish-ylli i Barçës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:46
Antoine Griezmann

Jeremy Mathieu beson se Antoine Griezmann bëri gabim që e braktisi Atletico Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës.

Griezmann iu bashkua Barçës në verën e vitit 2019, por ka hasur në vështirësi për ta treguar formën e mirë që e kishte në Atletico që prej atëherë.

Këtë sezon ai po bën mirë, por Barça si ekip po vuan dhe Mathieu beson se bashkatdhetari i vet gaboi që e ndërroi Wanda Metropolitanon për Camp Nou.

“Griezmann i Barçës nuk është në nivelin që ishte në Atletico. Sipas mendimit tim, ai bëri gabim që shkoi në Barcelonë”, tha Mathieu.

Mathieu, i cili i kaloi tri sezone në Barcelonë, shtoi: “Në Atletico, Griezmann ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e di nëse e ka atë rëndësi edhe në Barcelonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat