Para derbit të madh Prishtina-Drita

Futboll

Para derbit të madh Prishtina-Drita

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Para derbit të madh Prishtina-Drita

Prishtina dhe Drita, nesër në orën 13.00 takohen në ndeshjen e pestë zyrtare këtë edicion, apo të tretën kampionale.

Në katër takimet e këtij edicioni, Prishtina ka arritur dy fitore (për Superkuë 3:1 dhe Kupë 1:0) dhe dy barazime në kampionat (0:0 në Gjilan dhe 1:1 në Prishtinë).

Në 52 përballje, Prishtina ka 23 fitore kundrejt 19 barazimeve dhe 10 fitoreve të Dritës me goldallim +28, 68:40.

• Prishtina që nga fitorja me Abrërinë (1:0) më 4 nëntor, nuk ka pësuar humbje në 14 ndeshje rresht (11 ndeshje kampionale, 2 për Kupë dhe 1 për Superkupë) duke arritur 11 fitore (8 kampionale, 2 Kupë dhe 1 Superkuë) dhe tre barazime kampionale, dy herë me Dritën (brenda 1:1, jashtë 0:0) dhe me Feronikelin (brenda 0:0), shkruan nënfaqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat