Buffon, pas ndeshjes së 654-t në Serie A: Krenaria ime?

Futboll

Buffon, pas ndeshjes së 654-t në Serie A: Krenaria ime?

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Buffon, pas ndeshjes së 654-t në Serie A: Krenaria ime?

“Unë mas gjerësinë dhe lartësinë e kërcimeve të mia çdo javë. Për sa kohë që kërcimi është i mirë, vazhdoj përpara. Posa të shoh se humbas disa centimetra, unë do të ndalem i pari”. 

Këto janë numrat që Gigi Buffon shikon, që tregojnë performancën e tij atletike në moshën 43-vjeçare, ditën kur portieri bardhezi regjistroi 654 ndeshje në Serie A, duke tejkaluar 653 ndeshje të Gareth Barry në Premier League, me numrin më të lartë të paraqitjeve në 5 ligat më të mira europiane.

KRENARIA – Pjesëmarrja e portierit nga Carrarese është 671 ndeshje në top-5 ligat e mëdha europiane, duke numëruar 17 paraqitjet në Ligue 1 me PSG. Para të gjithëve do të ishte akoma Peter Shilton me 810 ndeshje, por zyrtarisht nuk njihet ky rekord, sepse nuk i llogaritet karrierë në Divizionin e Parë, “zëvendësuar” nga Premier League. “Gjëja më e rëndësishme është që arrita këtu jo duke u zvarritur, por duke kërcyer. Kjo është kënaqësia dhe krenaria ime më e madhe; është mënyra se si arrini në majë duke bërë diferencën, – tha me mençuri Buffon për “Sky”. – Sigurisht që na duhej kjo fitore (ndaj Crotone). Ne ia dolëm mjaft mirë, edhe duke hasur në vështirësi. Gjëja e rëndësishme në garat 90-minutëshe është të ruajmë ritmin, vëmendjen, energjinë, pa pasime boshe”.

INTERI – Për Buffon ishte paraqitja e pestë në kampionat dhe e dhjeta në sezon, e gjashta pa pësuar gol, ndryshe nga, për shembull, ndeshja e parë, kur u ndëshkua me një penallti. Një nga hapat e gabuar të skuadrës i kushtoi vonesën në renditje. Tani është 8 pikë larg kreut (me një ndeshje më pak të luajtur).

I pari pozicionohet Interi, gjë për të cilën Gigi nuk habitet: “Me siguri, për mua nuk është aspak befasi. Befasia ishte se kishte ende njerëz që nuk kuptonin se çfarë vlen ekipi, trajneri, stafi. Interi është një ekip me vlerë shumë të rëndësishme, të paktën të barabartë me tonën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat