Ibra pranon çmimin

Futboll

Ibra pranon çmimin

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Ibra pranon çmimin

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar çmimin "Tapiri i Artë" që u jepet atyre që kanë pasur paraqitje të dobëta.

Gazetari i famshëm, Valerio Stafeli e takoi në qytet sulmuesin suedez dhe ia dhuroi këtë çmim.

Pas një interviste të shkurtër, Ibra e pranoi se kishte paraqitje të dobët ndaj Interit, në humbjen 0 me 3 në Serie A.

"Ishte e vështirë të dielën. Kishim shumë gabime, por do të kthehemi. Unë po e marr tapirin me vete, ndoshta kjo më sjellë fat", ka thënë Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat