Shqipëria për notën 10

Futboll

Shqipëria për notën 10

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Shqipëria për notën 10

Françesko Moriero është emri i madh i futbollit italian që zgjodhi Shqipërinë për të vazhduar karrierën e tij si trajner. Duke zëvendësuar Kamaratën që përfundoi te Apolonia, vetë Moriero e etiketon vendimin e tij të vështirë, pasi pranoi të rrezikonte gjithçka.

Dinamo ndodhej në vendin e parë të Kategorisë së Parë dhe duke e parë në këtë aspekt, vetëm mund të humbej. I ftuar në “Procesin Sportiv”, tekniku italian ka marrë përshtypje të mirë nga Shqipëria.

“Kam bërë shumë miq në Shqipëri dhe nuk e vuaj fare mungesën e Italisë. Për mua meriton notën 10 ky vend. E njoh historinë e Dinamos, është e jashtëzakonshme. Nuk po e them vetëm se jam këtu në televizor, por më është dashur vetëm 1 javë që ta dashuroj këtë fanellë dhe të futem në zemrat e lojtarëve.

Tifozët e ndiejnë shumë klubin pasi më takojnë dhe më përqafojnë në rrugë.

Sigurisht që është detyrë e vështirë ajo që ndërmorra pasi Dinamo gjendej në vendin e parë dhe vetëm kisha për të humbur. Ajo që ne kërkojmë është kthimi i ekipit në elitë”, ka thënë Moriero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat