E frikshme, mbi 6500 njerëz vdiqën gjatë punimeve për Kupën e Botës

Futboll

E frikshme, mbi 6500 njerëz vdiqën gjatë punimeve për Kupën e Botës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:23
E frikshme, mbi 6500 njerëz vdiqën gjatë punimeve për Kupën e Botës

"Guardian" raporton për më shumë se 6500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për përgatitje për Kupën e Botës "Katar 2022".

Më shumë se 6500 punëtor nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka vdiqën gjatë punimeve në Katar.

Vetëm nga ambasada pakistaneze në Katar janë regjistruar 824 punëtor të vdekur në vendin e tyre të punës.

Raporti përmend edhe shkaqet e vdekjeve të këtyre njerëzve. Shumica e tyre ranë nga lartësia, ose ndonjë kishte shembje të dështimeve të punimeve, si dhe nga i nxehti.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA është penduar për këtë numër të madh të vdekjeve.

"Ne pendohemi thellësisht për të gjitha këto tragjedi. Kemi hetuar çdo incident. Ne gjithmonë kemi ruajtur transparencën", i ka thënë FIFA gazetës nga Britania.

Në anën tjetër, Komiteti organizues i Kupës së Botës hedh poshtë fajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat