Në krizë

Futboll

Në krizë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Kastrioti

Deri më tani Kastrioti ka qëndruar i qetë sepse edhe atëherë kur ekipi ka gabuar, kundërshtarët që qëndrojnë poshtë tyre kanë bërë të njëjtën gjë. Ky fakt ka bërë që krutanët të ruajnë tashmë prej javësh distancën me 3 vendet e fundit të rendijtes, por sidoqoftë ekipi duhet të bëjë kujdes. Një situatë e tillë jo gjithmonë mund të përsëritet.

Dy humbje radhazi peshojnë jo pak dhe suksesi i Bylisit ka bërë që pikërisht këta të fundit t’i afrohen disi krutanëve.

Gjithsesi dy takimet e ardhshme të paktën në letër shohin Kastriotin disi më të favorizuar. Ekipin e Ndreut e presin takimet ndaj Apolonisë dhe Skendërbeut. Sidoqoftë kujdesi duhet të jetë maksimumi, një tjetër ndalesë në këto përballje mund ta verë Kastriotin në ujra të turbullta dhe situata mund të komplikohet.

Gjithsesi distanca me ndjekësit i jep një lloj sigurie dhe qetësie ekipit, por sidoqoftë reagimi është mëse i nevojshëm. Kualiteti në skuadër nuk mungon, tashmë nevojitet vëmendje dhe reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat