E konfirmuar, Vinicius zbulon të ardhmen e tij

Futboll

E konfirmuar, Vinicius zbulon të ardhmen e tij

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Vinicius

Vinicius Junior ka konfirmuar së fundmi se ka besim të plotë nga kryesia e klubit dhe trajneri Zinedine Zidane.

Vinicius i cili është afër zhvillimit të 100 ndeshjeve me Los Blancos, po kërkon që të vazhdojë këtë rrugëtim akoma më shumë.

“Kam besim 100% nga Real Madrid, Zinedine Zidane dhe nga presidenti Florentino Perez. Ai madje thotë se është tifozi më i madh i imi”, u shpreh braziliani.

Tutje, 20 vjeçaro shtoi se ndjehet i kënaqur me klubin në të cilin ai gjendet dhe është një privilegj të luaj në klubin më të madh në botë, sipas tij.

“Unë në një kohë të shkurtër do të jem lojtari më më së shumti paraqitje në moshën 20 vjeçare. Dua të vazhdojë të luajë dhe t’i zhvillojë 200, 300 apo edhe më shumë ndeshje me këtë fanellë”, tha ai.

Vinicius ka pasur 98 paraqitje për klubin deri tani, duke shënuar 11 gola dhe ka asistuar 20 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat