Jorge Sampaoli nuk është më trajneri i Atlético Mineiros.
Klubi brazilian ka zyrtarizuar ndarjen me argjentinasin përmes medieve sociale:
“Klubi Atlético Mineiro informon se ka pranuar vendimin e trajnerit Jorge Sampaoli për të ndërprerë kontratën në fund të kampionatit brazilian (mbyllet këtë të enjte). Jorge Sampaoli luajti një një rol të rëndësishëm në ndryshimin e Atleticos nga niveli në të cilin ishte vitet e fundit, falë disiplinës, aftësisë dhe frymës së rimëkëmbjes së përhershme.
Klubi falënderon Sampaolin, i uron suksese dhe ndihet i nderuar që e ka patur si trajner për rreth një vit. Përshëndetje dhe shihemi më vonë, Jorge!”
Trajneri argjentinas ka nje tjetër përvojë në Brazil në krye të Santosit, ndërsa kulmin e karrierës e ka patur në krye të Kilit dhe Argjentinës.