'Tradhti, spanjollët i kthejnë shpinën Serbisë', çarten serbët për Kosovë

Futboll

'Tradhti, spanjollët i kthejnë shpinën Serbisë', çarten serbët për Kosovë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:36
Spanja

Qeveria spanjolle ka dhënë leje që të zhvillohet ndeshja eliminatore për Botërorin “Katar 2022” mes Spanjës dhe Kosovës në Spanjë, raporton “Sport”.

Federata spanjolle e futbollit ka caktuar stadiumin e Sevillës “Ramon Sanchez Pizjuan” si lokacion ku do të luhet kjo ndeshje.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 31 mars, derisa vendimi i qeverisë spanjolle ka shuar spekulimet se shteti iberik do ta mirëpresë Kosovën në një terren neutral.

Pas kësaj, mediumi serb “Skandalozno.net” ka reaguar ashpër duke shkruar:

“Tradhti! Spanjollët i kthyen shpinën Serbisë. Qeveria lejon ndeshjen kundër shtetit të rremë të Kosovës”.

Ndryshe, në grupin B, Kosova do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat