Kroos: Te Reali s’mjafton të kesh vetëm…

Futboll

Kroos: Te Reali s’mjafton të kesh vetëm…

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Kroos: Te Reali s’mjafton të kesh vetëm…

Toni Kroos i hap dyert mbrojtësit David Alaba dhe thotë se do të sillte shumë kualitet te Reali i Madridit. Megjithatë, mesfushori madrilen nuk nxitohet për të dhënë informacione të nxituara rreth ish-shokut të skuadrës.

“Jemi duke folur për një lojtar titullar te Bayerni dhe e dimë shumë mirë atë që mund të sjellë në skuadrën tonë.

Ai e ka kualitetin për të luajtur edhe te Reali i Madridit. Kjo është e sigurt, por të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Problemi është që unë kam 7 vjet që nuk luaj me atë dhe nuk kam informacione se çfarë do të ndodhë.

Unë e kam lexuar emrin e Alabasë nëpër media dhe ato e lidhin me Realit e Madridit.

Por, nuk kam informacione shtesë. Reali? Problemi është që te Reali kanë ardhur shumë lojtarë me kualitet, por pastaj ngecin. Duhet të jesh mirë fizikisht, ta kesh mendjen këtu sepse presioni është i madh”, tha Kroos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat