Lewandowski shkruan historinë në Champions League

Futboll

Lewandowski shkruan historinë në Champions League

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Lewandowski shkruan historinë në Champions League

Sulmuesi polak i Bayern Munihut, Robert Lewandowski, realizoi një arritje personale historike sot në fushë kundër Lazios.

Me golin e shënuar në minutën e nëntë, sulmuesi i kampionëve të Europës është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në Champions League, duke parakaluar legjendën e Real Madridit Raul Gonzalez.

32-vjeçari arriti sot në kuotën e 72 golave, ndërsa ish-kapiteni madrilen e mbylli karrierën me 71 gola në këtë kompeticion.

Tashmë, Lewandowski ka plotësisht të drejtë të ndihet krenar pasi ngjitet në podiumin e golashënuesve më të mirë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat