Lewandowski: Dua një tjetër Champions

Futboll

Lewandowski: Dua një tjetër Champions

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Lewandowski: Dua një tjetër Champions

Sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, realizoi një arritje personale historike dje në fushë kundër Lazios.

Me golin e shënuar në minutën e nëntë, bomberi i kampionëve të Europës është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në Ligën e Kampioneve, duke parakaluar legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez. 32-vjeçari arriti sot në kuotën e 72 golave në Ligën e Kampioneve, ndërsa ish-kapiteni madrilen e mbylli karrierën me 71 gola në këtë kompeticion.

Tashmë, Levandovski ka plotësisht të drejtë të ndihet krenar pasi ngjitet në podiumin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampioneve me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Polaku vazhdon të konfirmohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në Europë.

Robert u shpall lojtari i ndeshjes në sfidën e djeshme duke marrë më shumë vota nga të gjithë. Vetë lojtari foli pas ndeshjes për UEFA-n duke thënë se ishte i lumtur për këtë fitore dhe faktin që shënoi.

“Është diçka e mirë kur shënon katër gola. Nuk kisha shumë raste për shënim ndoshta ngaqë nuk isha gjithmonë në momentin dhe kohën e duhur. Por, jam i kënaqur që mund të shënoja të paktën një gol i cili rezultoi i rëndësishëm për skuadrën tonë”, tha polaku. I pyetur nëse në këtë sezon Bajerni është sërish favorit, ai u shpreh:

“Jemi kampionët në fuqi, mjafton kjo për ta menduar se jemi skuadra që duhet mundur.

Kemi bërë një punë të mirë deri tani dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu deri në fund. Fitorja në ndeshjen e parë me Lacion na jep më shumë besim dhe siguri në rrugën tonë. Nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç nuk ishte në sezonin e kaluar por ia dolëm duke luajtur të bashkuar dhe për një qëllim. Këtë sezon kemi një skuadër më të fortë dhe më të pjekur. Pse jo, të mos provojmë sërish për të qenë të parët. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe më pas të shohim se sa larg do të shkojmë”, përfundoi bomberi i skuadrës më të titulluar në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat