Duro dënohet, për Devollin vazhdojnë “hetimet”

Futboll

Duro dënohet, për Devollin vazhdojnë “hetimet”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Klodian Duro

Klodian Duro, kryetrajner i Feronikelit e ka pësuar nga Komisioni Disiplinor. Shefi i shtabit teknik te “Nikli” është dënuar me 300 euro për shkak të sjelljeve jo sportive pas duelit të xhiros së 19-të ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit.

Disiplina po vazhdon ta hetojë rastin e incidentit pas ndeshjes ndërmjet Besës dhe Drenicës, teksa nën llupë janë disa zyrtarë të klubit nga Skenderaj.

Më poshtë mund ta gjeni publikimin e plotë të Komisionit Disiplinor:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës, duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E

Klodian Duro, kryetrajner i KF “ Feronikeli“- Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për mosrespektim të kodit sportiv dhe sjelljes josportive në ndeshjen Feronikeli –Gjilani zhvilluar me datë 15.02.2021 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas.

Bazuar në nenin nenin 63 paragrafi 1 pika B dënohet me të holla 300 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Azem Mecinaj, zyrtar i KF “ Drenica“ nga Skënderaj me nr ID 020398M87, me procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për sjellje jo sportive në ndeshjen Prishtina – Drenica, zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë .

Bazuar në nenin 40 paragrafi1pika C dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; Dënohet me të holla 200 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ndaj ndihmëstrajnerit të KF “ Drenica” , Skender Mustafa , ID nr 010189M66

Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa ,sulmon futbollistin e FC “ Besa “ me nr 34 Agon Gjaka , duke e kapur për fyti më të dy duart , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq , sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes .

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 pezullohet pa të drejtë të udhëheqjes të ndeshjes deri në kompletimin e lëndës . Vendimi përfundimtar të komisionit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuar nga FFK.

Kërkohet deklaratë plotësuese të trajnerit në pezullim Skender Mustafa lidhur me rastin. Afati i dorëzimit të deklaratës shtesë deri me datë 26.02.2021 ora 13:00.

Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të KF “ Drenica” , Bledar Devolli ID nr 009906M78.

Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga KD I FFK-së , hyn në fushë dhe dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir. Me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare duke fyer rëndë zyrtarët e FC “Besa“ , sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i hapet procedurë disiplinore deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetrajneri i KF “Drenica”, Bledar Devolli. Afati i dorëzimit deri me datë 26.02.2021 ora 13:00.

Hapet procedurë disiplinore ndaj KF “Drenica”.

Motivi : Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Drenica – Besa lejohen persona të paautorizuar të futen në fushën e lojës dhe në lokalet zyrtare duke shkaktuar tensione të panevojshme, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, kërkohet deklaratë shtesë nga personi për siguri nga KF “ Drenica “ në lidhje me rastin. Deklarata duhet të deponohet te Komisioni Disiplinor datë 26.02.2021.

Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetarit të KF “KEK-u”, Besnik Mjeku.

Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes KEK-u – Kika, derisa gjyqtarët po shkonin në zhveshtore tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, mirëpo pas reagimit të policisë parandalohet sulmi. Me këtë rast gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq , sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës); Pezullohet pa të drejtë kryerje të të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK-së , deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetari në pezullim Besnik Mjeku lidhur me rastin. Afati datë 26.02.2021 .

Hapet procedurë disiplinore ndaj kryetarit të KF “ KIKA“ Naim Biçkaj.

Motivi: Në minutën e 34 anulohet goli i parregullt, në çka kishte reaguar duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor dhe asistentin e dytë dhe është ndëshkuar me kartonin e verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe gjyqtari kryesor e ndëshkon me kartonin e kuq direkt, sipas raportit të gjyqtarit të ndeshjes.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës); Pezullohet pa të drejtë kryerje të të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK-së , deri në kompletimin e lëndës.

Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetari në pezullim Naim Biçkaj lidhur me rastin. Afati datë 26.02.2021.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (ditëve )nga data e sjelljes së tij; datë 23.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 23.02.2021

Komisioni disiplinor; shkalla e parë,

Kryetari Metë Çeku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat