Tifozët turq nervoz për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Tifozët turq nervoz për sulmuesin e Kosovës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Tifozët turq nervoz për sulmuesin e Kosovës

Bayern Munich po vazhdon të tregojë se ende është skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, ndaj Lazios, bavarezëve fituan me rezultat bindës, 4:1.

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ishte në stol për Lazion 90 minuta dhe nuk inkuadrua fare.

Tifozët turq në rrjetin social “Twitter” janë të befasuar që ai nuk luajti fare .

“E shikova ndeshjen Lazio – Bayenr për ta shikuar Vedat Muriqin. E shikova atë dhe trajneri Inzaghi nuk e inkuadroi atë. I shpenzova 45 minuta në këtë ndeshje”, shkroi një tifoz me emrin Muhammed Sari.

Ndërkaq, tifozi me emrin Husnu Kilicarslan shkruan: “Ky Simone Inzaghi nuk e njeh punën, mik. Ai ka një sulmues 20 milionësh në duar si Vedat Muriqi dhe nuk luan me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat