Dy klubet e mëdha evropiane në garë për portierin e dytë të Manchester Utd

Futboll

Dy klubet e mëdha evropiane në garë për portierin e dytë të Manchester Utd

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Dy klubet e mëdha evropiane në garë për portierin e dytë të Manchester Utd

Tottenham Hostpur dhe Borussia Dortmund raportohet se janë në garë për transferimin e Dean Henderson.

Portieri anglez nuk po arrin assesi t’i zë vendin e titullarit David de Geas te Manchester United, që nga rikthimi i tij prej huazimit te Sheffield United.

"Sky Sports" shkruan se Tottenhami është duke monitoruar situatën e 23 vjeçarit, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të 34 vjeçarit, Hugo Lloris, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm,

Gjithashtu, raportohet se për Hendersonin interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmundi, klub i cili njihet për hapësirën e madhe që ua jep të rinjeve.

Henderson (i cili është tifoz i Manchester Unitedit që nga fëmijëria) thuhet se preferon të mbetet në ‘Old Trafford’ dhe të luftojë për pozitën e titullarit. Por, në rast se vazhdon të mbetet nën hije nga De Gea, atëherë mund të shqyrtojë edhe largimin.

Dean Henderson ka regjistruar vetëm 12-të paraqitje për “Djajtë e Kuq” në këtë sezon në të gjitha garat, 16-të më pak se De Gea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat