Prishtina –Drita, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina –Drita, formacionet zyrtare

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:33
Prishtina –Drita, formacionet zyrtare

Sot (e mërkurë) zhvillohen tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të tri ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, teksa vëmendja kryesore do jetë në Prishtinë dhe Gjilan.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, sot Prishtina do të takohet me Dritën, ku i treti në renditje pret të parin, ndërsa diferenca aktuale mes tyre është gjashtë pikë.

Në anën tjetër Gjilani që nuk po i ecën, do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Ndeshja tjetër zhvillohet në ‘Riza Lushta’ mes Trepçës ’89 dhe Llapit, ku po ashtu pritet të jetë interesante, pasi të dy skuadrat kanë objektiva të njëjta.

Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:00 dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Prishtina – Drita

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, SHillova, Kryeziu.

Drita: Maloku, Henry, Gërbeshi, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Ajzaraj, Falziu, Shabani, Haxhimusa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat