Guardiola në alarm

Futboll

Guardiola në alarm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Guardiola në alarm

Pep Guardiola pranoi se lojtarët e Premier Ligës spiunojnë formacionet te rivalët pas skandalit të fundit që ndodhi për rrjedhje informacioni në skuadrën e Aston Vilës. Trajneri i “Villains”, Din Smith, u tërbua kur mësoi se shumë nga lojtarët e tij e kishin hequr nga formacioni në lojën “Fantasy Football” sulmuesin e dëmtuar Xhek Grelish, pavarësisht se diagnoza nuk ishte komunikuar ende zyrtarisht.

Kapiteni mungoi në humbjen me Lestërin pasi një llogari në “Twitter” lajmëroi se tre lojtarë dhe dy prej pjesëtarëve të stafit të Aston Vilës e kishin transferuar lojtarin.

Prej këtij momenti, Smith e ndaloi skuadrën që të luajë më online dhe Guardiola e mbështet totalisht. “Unë e di që lojtarët luajnë me këto lojëra, por nuk e di se çfarë është ‘Fantasy Football”, tha trajneri i Mançester Sitit në konferencën e djeshme për shtyp.

“Nuk e kam luajtur kurrë dhe e dëgjova për herë të parë dy ditë më parë te ‘Sky’. Ndonjëherë, t’i përzgjedh ekipin dhe lojtarët janë shokë me futbollistë të tjerë të ekipeve rivale dhe ata flasin për atë që ne do të bëjmë. Ndonjëherë ndodh. Është shumë jo etike dhe joprofesionale, por ti nuk mund të kontrollosh gjithçka”, shtoi katalanasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat