Manchester City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne!

Futboll

Manchester City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Manchester City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne!

Manchester City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne!

Kevin De Bruyne është në qendër të projektit të Manchester City dhe pavarësisht kontratës që i skadon në vitin 2023, drejtuesit duan të blindojnë të ardhmen e fantazistit belg.

29-vjeçari përfiton rreth 13 milionë euro në vit me kontratën që ka firmosur në 2018-ën dhe tashmë pas 3 sezonesh drejtuesit duan ta rivlerësojnë atë me një tjetër rritje deri në 15-16 milionë euro në vit.

De Bruyne e ka shprehur edhe hapur se ndihet mirë te Manchester City pavarësisht zërave për oferta nga Real Madrid apo Liverpool dhe nuk pritet që të ketë probleme në bisedimet për rinovimin me Citizens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat