Nuhiu: Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin

Futboll

Nuhiu: Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Nuhiu: Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin

Ardijan Nuhiu ka komentuar disfatën 2-0 nga Prishtina në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Dritës thotë se ekipi i tij ishte më i mirë se kundërshtari, derisa dy skuadrat ishin me nga 11 lojtarë në fushë.

“Personalisht mendoj se kemi bo një ndeshje të mirë deri sa ishim me forca të njejta. Ishim më të lartë se kundërshtarët. Ishte mungesë përqëndrimi që na kushtoi. Nëse me Trepçën ’89 kemi qenë keq, sot kemi qenë mirë.

Edhe me 10 futbollistë patëm mundësi për të barazuar rezultatin, thjeshtë na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nuhiu.

Pas kësaj disfatë, Drita mbetet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, por tani ka vetëm 2 më tepër se Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat