Lewandowski tërbon Haalandin

Futboll

Lewandowski tërbon Haalandin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Lewandowski tërbon Haalandin

Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund, ka bërë disa deklarata interesante për Viaplay Fotball në lidhje me Robert Lewandowski-n, protagonist në fitoren e arritur nga Bayern Munich në Champions League kundër Lazio-s.

“Çfarë mund të them për Lewandowski-n? Që është një i çmendur”, ka thënë sulmuesi norvegjez. “Ky djalosh është i çmendur, me të vërtetë i çmendur”.

“Kur unë shënoj një gol dhe mendoj ‘ok, po i afrohem në renditjen e golashënuesve’, ai shënon tre të tjerë. Si të ishte gjithçka normale. E bën me një lehtësi të pabesueshme”, ka vazhduar Haaland.

“Më pas, si të mos ishte asgjë, përgatitet për ndeshjen e radhës. E përsëris, është me të vërtetë i çmendur dhe kam mësuar shumë nga ai. Është mbresëlënës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat