Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë

Futboll

Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë

Ndërkohë që ekipi i Real Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për të luajtur kundër Atalantës, Sergio Ramos po vazhdon fazën e rikuperimit në Madrid.

Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë dhe këtë gjë e konfirmon përmes videove në “Instagram”.

Në postimin e fundit, 34-vjeçari shikohet në palestër, madje ai ushtrohet edhe me pesha në këmbën e operuar.

“Motivim”, shkruan Sergio në video tashmë i ka kaluar 1 milionë e 600 mijë shikime.

Sipas raportimeve të stafit mjekësor të Real Madrid, mendohet se ai qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicionin e trajnerit Zidane në fillimin e muajit prill.

Megjithatë, Ramos kërkon që të rikthehet më herët dhe falë punës së tij kjo edhe mund të arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat