Benitez nuk e fshehu dashurinë e tij për ngjyrat...

Futboll

Benitez nuk e fshehu dashurinë e tij për ngjyrat...

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Benitez nuk e fshehu dashurinë e tij për ngjyrat...

Emri i tij ka qarkulluar prej pak kohësh si zëvendësues i mundshëm dhe i besueshëm i Rino Gattusos, nëse situata përkeqësohet përfundimisht dhe presidenti De Laurentiis vendos të shkarkojë trajnerin aktual të Napolit.

Është e sigurt që Rafa Benitez do të kthehej me kënaqësi në Castel Volturno, pa paragjykuar respektin për stafit aktual teknik napolitan. I pyetur nga “Onda Cero”, Benitez nuk e fshehu dashurinë e tij për ngjyrat blu, duke u shprehur:

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me napolitanët dhe akoma e ndjek ekipin, por mos më nxirrni më shumë fjalë nga goja, sepse nuk dua të shprehem më tej”.

Asgjë e veçantë, për të thënë të vërtetën. Ose të paktën, asgjë që nuk mund të imagjinohet. Spanjolli ka ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin De Laurentiis, pavarësisht se ka kaluar kohë nga bashkëpunimi mes tyre.

Sigurisht që të dy kanë komunikuar muajt e fundit me njëri-tjetrin dhe emërimi i Benitezit trajner i Napolit është një mundësi që asnjëri prej tyre nuk e përjashton. Nëse jo menjëherë, të paktën në të ardhmen e afërt.

Tani për tani, Rino Gattuso mbetet në stolin e Napolit, por rezultatet e ardhshme do të tregojnë qartësisht se çfarë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat