Për shkak të shqiptarit të Kosovës, presidenti i Napolit 'kapet' me Gattuson

Futboll

Për shkak të shqiptarit të Kosovës, presidenti i Napolit 'kapet' me Gattuson

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Për shkak të shqiptarit të Kosovës, presidenti i Napolit 'kapet' me Gattuson

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është përplasur me trajnerin e skuadrës, Gennaro Gattuso.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazeta italiane, "Gazzetta dello Sport".

Sipas gazetës në fjalë, De Laurentiis është përplasur me Gattuson për shkak të menaxhimit të çështjeve të Nikola Maksimoviqit dhe Elseid Hysajt.

I pari i klubit italian kërkon nga Gattuso të mos aktivizohen Hysaj dhe Maksimoviq.

Tutje, ai do të që të luajë më shpesh futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli e transferoi Rrahmanin në verën e kaluar nga Hellas Verona për 18 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat