Ademi priti sot kryetarët e Lidhjeve Rajonale 

Futboll

Ademi priti sot kryetarët e Lidhjeve Rajonale 

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:10
Ademi priti sot kryetarët e Lidhjeve Rajonale 

Presidenti Agim Ademi priti sot në takim kryetarët e rizgjedhur dhe ata të posazgjedhur të shtatë Lidhjeve Rajonale të Futbollit.

Me këtë rast, presidenti Ademi u uroi punë të mbarë kryetarëve nga LRF e Prishtinës, Ismajl Ajeti, LRF e Prizrenit, Mirsad Çollaku, LRF e Pejës, Avdi Gashi, LRF e Gjilanit, Malazog Hoxha, LRF e Ferizajt, Afrim Haliti, LRF e Mitrovicës, Bardhec Seferi dhe LRF e Gjakovës, Agim Nura dhe u kërkoi që të jenë syçelë dhe kooperativ me ekipet dhe regjionet e tyre. Njëkohësisht u dakorduan që të kompletohen me gjërat që ju nevojiten për një funksionim sa më të mirë.

Tash e tutje LRF-të do të kenë më shumë kompetenca se sa që kishin deri tani, e ato do të jenë më të theksuara sidomos tani me rritjen e numrit të klubeve në regjione. Menaxhimi i Ligës së Tretë, Ligës së të rinjve, por edhe komisionet e garave janë disa nga kompetencat shtesë të regjioneve. LRF-të do të jenë gjithmonë afër për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat që i kanë klubet dhe shkollat e futbollit, sidomos për infrastrukturë.

Presidenti Ademi theksoi se bashkërisht me LRF-të do të përkujdesen në arritjen e qëllimeve dhe realizimin e strategjisë së re të FFK-së. Në fund të këtij takimi atyre iu dhurua nga një stemë e FFK-së në shenjë të aprovimit në vendet e tyre të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat