De Ligt tregon se Juventus janë në garë për titull, flet edhe për Bonuccin dhe Chiellini

Futboll

De Ligt tregon se Juventus janë në garë për titull, flet edhe për Bonuccin dhe Chiellini

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:32
Mathijs de Ligt

Mathijs de Ligt, së fundmi ka pasur një intervistë në Sky Sports ku ka dhënë mendimin e tij për garën e titullit në Serie A.

Mbrojtësi i Juventusit ka thënë se po zhvillohet një garë e ngushtë me skuadrave për Scudetto këtë sezon.

“Ne jemi në agrë akoma, por është edhe Interi, Milani Roma e Atalanta”, u shpreh ai.

Holandezi tregon se është përshtatur shumë mirë në klubin e Juventusit dhe i njeh më mirë lojtarët tani.

“Jam shumë më mirë tani, më i fortë dhe më i shpejtë. Kam mësuar shumë edhe në anën teknike. Jam duke mësuar shumë nga Bonucci dhe Chiellini”, u shpreh lojtari.

“Në moshën 14 vjeçare në kohën kur isha në Ajax kam luajtur si mesfushor dhe ndjekja dy shembujë, Busquets dhe Pirlon. Kam parë shumë video të trajnerit dhe kam mësuar shumë nga ai”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat