“Kujtonin se mbaruam, Reali më mësoi një gjë. Ramos? Kuptohemi me një shikim”

Futboll

“Kujtonin se mbaruam, Reali më mësoi një gjë. Ramos? Kuptohemi me një shikim”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:16
Reali i Madridi

Te Real Madrid janë të fokusuar për ndeshjen e parë ta raundit të 1/8 të Champions ndaj Atalantës, që luhet sonte në mbrëmje (21:00) në Bergamo. Kampionët e Spanjës vijnë në këtë ndeshje me mungesa të shumta.

Emra si Sergio Ramos, Benzama, Hazard dhe jo vetëm, nuk janë gati për përballjen me Atalantën. Raphaël Varane, në një prononcim për Eurosport, flet rreth kritikave të shumta, dueleve pa tifozë dhe Sergio Ramos, kolegut të mbrojtjes dhe kapitenit të Realit.

“Njerëzit na cilësonin të vdekur, por ia kemi dalë të reagojmë dhe rikthehemi. Kjo është një veti e Real Madrid, askush nuk dorëzohet dhe një gjë të tillë e mësova që prej momentit që erdha këtu.

Kur ka momentet të vështira dhe besimi pëson ulje-ngritje, ajo që ka rëndësi është të mos humbasësh përqendrimin, pasi të ndihmon për t’u rikthyer kompetitiv.

Ndeshjet pa tifozë? Ndryshimi dallohet lehtë, pasi shënon një gol dhe asgjë nuk ndodh. Nuk sheh asnjë reagim nga shkallët e stadiumit. Na duhet ta kërkojmë motivimin brenda nesh, por nuk është e thjeshtë.

Sergio Ramos? Mungesa e tij nuk ndikon në rendimentin tim, por, duke qenë se luaj prej 10 vitesh me Sergion, di të them që ne kuptohemi shumë mirë, madje pa folur fare. I dimë në perfeksion lëvizjet e njëri-tjetrit në fushë“, thekson Varane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat