Sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi

Futboll

Sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:10
Sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 Albion Ademi ka gjetur golin e parë më skuadrën e re Djugarden. Ish-futbollisti i Mariehamnit realizoi njërin prej 8 golave në miqësoren e luajtur sot pasdite kundër Siriusit.

Ishte Ademi që hapi rrjedhën e golave në këtë test miqësor.

Pas një aksioni të bukur, Ademi kontrollon topin me të majtë dhe godet fort duke mposhtur portierin e Siriusit.

Sfida u mbyll me fitoren e Djugardenit 2-6.

Ademi u transferua në janar nga Mariehamni te Djugardeni për shifrën e 200 mijë eurove. Ai spikati vitin e kaluar në kampionatin finlandez me Mariehamnin duke realizuar 14 gola në 22 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat