Reagimi plot befasi i portierit të Elches kur Lionel Messi ia kërkoi fanellën e tij

Futboll

Reagimi plot befasi i portierit të Elches kur Lionel Messi ia kërkoi fanellën e tij

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:27
Reagimi plot befasi i portierit të Elches kur Lionel Messi ia kërkoi fanellën e tij

Lionel Messi dhe Edgar Badia ndanë një moment emocionues pas fitores ku Barcelona fitoi 3:0 ndaj Elches të mërkurën.

Messi luajti nga fillimi për Barcelonën, duke bërë një ndeshje brilante, duke e mbyllur me dy gola ndaj portierit të Elches, Badia.

Pas fishkëllimës së fundit, portieri ia kërkoi fanellën gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi ia dhuroi, ndërsa ia kërkoi portierit fanellën e tij duke e befasuar, i cili me nxitim e zhveshi duke i këmbyer, e që nxiti buzëqeshjen e argjentinasit.

Argjentinasi shënoi dy gola ndaj Badias, duke bërë që Barcelona të shkojë në 50 pikë në këtë kampionat, pesë pikë prapa udhëheqësit , Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat