Griezmann në bankë rezervë – Koeman shpjegon pse e bëri këtë lëvizje

Futboll

Griezmann në bankë rezervë – Koeman shpjegon pse e bëri këtë lëvizje

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:39
Ronald Koeman

Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës duke fituar 3-0 ndaj Elches në kuadër të La Ligas, derisa Ronald Koeman pas ndeshjes ka treguar pse ka pushuar disa lojtarë

Ronald Koeman tregoi pas ndeshjes se kishte vendosur të bëjë disa rotacione për këtë ndeshje për shkak të orarit të ngjeshur.

“Ne ishim shumë të fokusuar. Ndryshuam disa lojtarë pasi jemi duke luajtur shumë shpesh dhe mund të humbë energjia e lojtarëve. Bëmë ndryshime për të ndryshuar dinamikën e lojës”, tha ai.

I pyetur mbi vendimin e Griezmann, ai u përgjigj: “Griezmann ka zhvilluar disa ndeshje kohët e fundit dhe i duhet një rifreskim. Lojtarët nuk janë makina”.

“Antoine Griezmann has played a lot of games and we needed freshness. Players are not machines.”

Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Francisco Trincao dhe Martin Braithwaite të gjithë luajtën nga fillimi kundër Elche.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat