Cavani pranon se lëvizja e tij në Manchester United është një ëndërr e realizuar

Futboll

Cavani pranon se lëvizja e tij në Manchester United është një ëndërr e realizuar

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:39
Cavani pranon se lëvizja e tij në Manchester United është një ëndërr e realizuar

Edinson Cavani pranon se lëvizja e tij në Manchester United është një ëndërr e realizuar, pasi edhe më parë kishte tentativa për një transferim.

Unitedi nënshkroi me 34-vjeçarin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës pas lirimit të tij nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, sulmuesi uruguaian ka zbuluar se Djajtë e Kuq kishin tentuar transferimin e tij edhe shumë vite më parë.

“Në atë kohë, pasi isha i lirë, shumë gjëra u folën. Vëllai im, si përfaqësuesi im, nga respekti për klubet ai kurrë nuk mbylli asnjë derë sepse kishte interes për të shkuar”, ka thënë fillimisht Cavani ESPN Brasil.

“Kjo u hap dhe bëri të mundur që shumë njerëz të fillonin të jepnin mendimin e tyre dhe të thoshin se “Cavani do të shkojë këtu apo atje””.

“Ishte një kohë kur flitej shumë dhe ku kishte shumë vajtje-ardhje, diçka tashmë më e brendshme me vëllain tim”.

“Ne vendosëm të vinim në Mançester, ishte diçka për të cilën kishim folur tashmë, kishte këtë interes, jo sot, por nga një kohë e largët, pesë vjet më parë”.

“Kishte interes dhe vendosëm: ‘Jo , le të shkojmë në këtë klub të shkëlqyeshëm”, përfundoi sulmuesi uruguaian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat