Ndeshjet që zhvillohen sonte në Ligën e Evropës

Futboll

Ndeshjet që zhvillohen sonte në Ligën e Evropës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Sonte (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e kthimit në fazën 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

Në program për t’u zhvilluar sonte janë 15-të ndeshje, teksa një u zhvilluar në mbrëmjen e së mërkurës.

Deri më tani tutje ka kaluar vetëm Tottenham Hotspuri që mbrëmë mposhti Wolfsbergerin me rezultatin 4-0 dhe tutje kaloi me rezultatin e përgjithshëm 8-1.

Vëmendja kryesore sonte pritet të jetë në ndeshjen mes Arsenalit dhe Benficas. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.

Gjithashtu, me interesim do jetë edhe ndeshja mes Milanit dhe Crvena Zvezdës, duke marrë parasysh se në Beograd ndeshja ishte mbyllur 2-2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat