Coman tremb tifozët e Bayernit

Futboll

Coman tremb tifozët e Bayernit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Coman tremb tifozët e Bayernit

Është vetëm 24-vjeç por pavarsisht moshës së re, Kingsley Coman duket si prej futbollistëve më veteranë që Bayern Munich ka në skuadër.

Francezi i cili me golin e tij në finalen ndaj PSG sezonin e kaluar i dha Champiosin klubit bavarez, aktualisht është duke luajtur sezonin e tij të 6-të me kampionët e Gjermanisë dhe që nga vera e vitit 2015-të kur la Juventusin për t’u transferuar te Bayerni për shumën e 28 milionë eurove, është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës që drejtohet nga Hansi Flick.

Coman është edhe një nga futbollistët më shumë i pëlqyer nga tifozët bavarezë, por në një intervistë të dhënë sëfundmi 24-vjeçari i ka trembur disi fansat e Bayernit duke deklaruar se nuk e shikon veten përjetësisht te kampionët e Gjermanisë

“A do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen? Nuk është diçka e  pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë. Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i 6-të që po luaj me Bayernin.

Nuk mund të them me bindje se do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni ishte dhe është një klub i shkëlqyer. Më vonë e kuptova se ishte më shumë se aq, pasi këtu ka më shumë ambicie se në çdo klub tjetër për të fituar”, nënvizoi Coman.

Në këtë sezon me Bayern Munich, Kingsley Coman është aktivizuar në 23 takime në të gjitha kompeticionet duke realizuar dhe 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat