Nuk kam pasur asnjëherë lidhje, flet ylli i Kosovës

Futboll

Nuk kam pasur asnjëherë lidhje, flet ylli i Kosovës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Nuk kam pasur asnjëherë lidhje, flet ylli i Kosovës

Ylli i kombëtares së Kosovës dhe i Torinos, Mërgim Vojvoda mbylli një sezon për tu mbajtur mend në aspektin profesional.

Anësori u shpall futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2020, si edhe iu bashkua gjigandëve italian.

Ai në një intervistë për "Duelin Sportiv"  ka thënë se në Torino është pritur shumë mirë.

"Më kanë pritur shumë mirë. Më ka mirëpritur presidenti trajneri dhe gjithë skuadra. Mbi të gjitha këtu kam pasur portierin e Kosovës, Sajmir Ujkani", treguar Vojvoda.

Futbollisti është shprehur se ai, ashtu si e gjithë bota po e ndjen shumë mungesën e tifozëve në stadium si pasojë e kufizimeve që kanë ardhur prej pandemisë.

Vojvoda, ndër të tjera foli për ndeshjen me Spanjën që Kosova do të zhvillojë në muajin mars, ku deklaroi se edhe në përballje me skudrat tjera të mëdha Kosova ka treguar se di të luaj futboll.Futbollisti është pyetur dhe për jetën personale, ku ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë lidhje dashurie me ndonjë vajzë dhe momentalisht është “single” dhe ka treguar se nusen e do shqiptare.

"Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me ndonjë çikë. Nuk ka rëndësi çfarë stili ka, vetëm se normalisht duhet të jetë shqiptare. Pasi unë jam besimtarë mundësisht të jetë edhe myslimane", deklaroi Mërgim Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat