Këto janë 15 ndesheje vendimtare, klube të mëdha synojnë kualifikimin

Futboll

Këto janë 15 ndesheje vendimtare, klube të mëdha synojnë kualifikimin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Këto janë 15 ndesheje vendimtare, klube të mëdha synojnë kualifikimin

Ndeshjet evropiane vijojnë, dhe pas Champions League vjen gjithmonë radha e Europa League.

Sot do të zhvillohen 15 ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16, teksa Tottenhami i Jose Mourinhos u kualifikua ditën e djeshme (eliminoi Wolfsberger).

Shtatë duele në orën 18:55 dhe tetë të tjerat në orën 21:00. Në fushë zbresin emra të mëdhenj si Milani, Manchester United, Arsenali, Ajax, Roma, Napoli dhe Bayer Leverkusen, që kanë si objektiv kalimin në raundin tjetër.

Lojtarët shqiptarë nuk mungojnë, duke nisur nga Marash Kumbulla (Roma), Amir Rrahmani (Napoli), Lirim Kastrati (Dinamo Zagreb), apo edhe emra si Mërgim Berisha (Salzburg) dhe Adnan Januzaj (Sociedad).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat